Flash News

KRYESORE

Trajnerë, futbollistë dhe gazetarë kundër Panuçit: Kështu nuk vazhdohet; dorëhiqu para se të largojnë ‘alla shqiptarçe’

Trajnerë, futbollistë dhe gazetarë kundër Panuçit:

Paraqitjet e dobëta të ekipit kombëtarë në dy ndeshjet e fundit ndaj Ukrainës dhe Kosovës kanë sjellë reagimin e trajnerëve, ish-lojtarëve apo edhe gazetarëve në lidhje me aftësitë e trajnerit Kristian Panuçi.

Kështu, trajnerët Astrif Hafizi e Shkëlim Muça; ish-futbollistët Erjon Bogdani, Ervin Fakaj dhe gazetarët Adriatik Dosti e Berat Buzhala shprehen se tekniku italian ka prishur ekuilibrat brenda ekipit dhe do ta ketë të vështirë të përsërisë rezultatet e ‘epokës De Biazi’.

"Ndaj Panuçi më mirë largohu vetë se sa të largojnë shqiptarët siç dijnë vetëm ata....alla shqiptarçe", ironizon gazetari Adriatik Dosti.

Astrit Hafizi (Trajner)

Nëse do të vazhdosh eksperimentet, dërgoji deri në fund. Në ditën e sotme na ktheu disa kohë më mbrapa. Hysaj ishte shumë i konsumuar. Përse nuk u fut Lika në krahun e djathtë, për të parë se deri ku do shkonte? Përse u kthye te Mavraj, pasi nuk ka luajtur te Hamburgu? Përse u kthye te Veseli apo edhe Manajn?

Sa i përket braktisjes së intervistës nga ana e Panuçit, dua të them se të gjithë ne trajnerët kemi kaluar momente të vështira, megjithëse jo kaq të ngjashme. Nëse Panuçi largohet në këtë mënyrë nga intervista, atëherë unë mund të them të largohet dhe mos të kthehet më.

Shkëlqim Muça (Trajner)

Kjo ndeshje ka nxjerrë në dukje shumë mangësi tek ekipi jonë. Kam qenë skeptik që në fillim me këto lojtarë që kishim. Ato lojtarë që ishin në fushë nuk kanë shumë cilësi, dhe grupi nuk ka grintën e duhur, nuk ishim të organizuar mirë në mbrojtje dhe në sulm. Edhe në mbrojtje kemi hapësira të shumta. Në Kombëtare duhet të ketë lojtarë që japin maksimumin për ekipin. Në ekip kombëtar nuk ka emra, por ka dëshirë. Nëse një lojtar nuk e fut për 10 minuta, dhe ai var turinjtë, atë lojtar nuk duhet ta grumbullojmë më. Lojtarët që vijnë për interesat e veta, që e përdorin si trampolinë, për ndonjë kontratë, nuk duhet të vijnë. Në Kombëtare vijnë vetëm ata që e ndjejnë fanellën.

Erjon Bogdani (Trajner dhe ish-futbollist)

Unë e kam me lojtarët se lojtarët duhet të japin më shumë. Nuk është gjendja reale e lojtarëve që kemi parë më parë. Në këto dy ndeshje, pavarësisht gabimeve, ne duhet të japim më shumë. Nuk është e mundur që lojtarët që jemi mësuar t’i shohim ndryshe, që kemi shkuar në Europian me ta, të shkojë kaq keq. Nëse do të paraqiten në këtë mënyrë, e kemi të vështirë të bëjmë diçka në shtator. Me dy ndeshje të tilla është problem. Pas humbjes 3-0 me Kosovën, me Ukrainën duhej të reagoje nga ana e zemrës, e luftës sportive. Por këtë grinë nuk e pashë. E justifikoj edhe trajnerin, se pavarësisht lojtarëve me apo pa eksperiencë, duhej të tregonin grintë që nuk e pashë sot.

Ervin Fakaj (Menaxher futbolli dhe ish-lojtar)

Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike.

E rëndësishme është që të kthejmë dinjitetin. Nuk kemi bërë lojë atraktive, nuk i kemi cilësitë. Ndonjëherë e sheh dhe me syrin e tifozëve dhe do futboll të bukur, por si kemi ato kualitete. Ne nuk duhet të testojmë. Duhet të bëhemi gati në shtator dhe të luajmë gjithmonë me më të mirët.

Adrtiatik Dosti (Gazetar)

Une personalisht..pare nga cdo lloj kendveshtrimi e gjykuar nga cdo lloj sensi me qetesi, objektivitet, me mend ne koke e kembe ne toke ...nga ajo c'ka Panucci deri tani na ka dhene te drejten ta gjykojme e analizojme qetesisht punen e dijen e tij ne futboll...mendoj se ai duhet te ike prej Kreut te Pankines Kuq e Zi ..nje ore e me pare...per te miren tone e te futbollit tone se pari e ndoshta edhe per te miren e tij..e ne kerkim te nje fati tjeter ...sepse keshtu nuk mund te vazhdohet dot me duke eksperimentuar pa fund e turperisht me nje Kombetare qe per ne shqiptaret ka kohe qe me te drejte po konsiderohet si e shenjte dhe e vetmja krenari kombetare e jona ne gjithe kete mori hallesh e problemesh pa fund qe kemi si Komb e si popull...

Ndaj Panucci me mire larguhu vete se sa te largojne shqiptaret sic dijne vetem ata...alla shqiptarce...

Berat Buzhala (Gazetar)

Panucci, harrojeni ndeshjen me Kosoven, fytyren e vertete te Shqiperise do ta shikoni ne ndeshjen me Ukraninen. OK. Po e shohim. Po vrehet progres. Prej Kosoves humben 3-0 per 90 minuta. Me Ukraine pjesa e pare 3-0.

Sigurisht qe ne asnje rrethane nuk kisha deshte me e pa Shqiperine te katandisur keshtu ne futboll. Mirepo per dallim prej shumices se kolegeve te tjere te mi ne Shqiperi, qe jane te korruptuar ne nje forme ose ne nje tjeter nga Federata e Futbollit, respektivisht Duka, une provoj me e thane te verteten.

Shqiperia eshte Republika e vetme ne keto hapesira gjeografike qe Federaten e Futbollit e ka privatizu para nja 15 vjeteve.

Zbulohet kushti i federatës, Panuçi rrezikon shkarkimin

Incident në konferencën për shtyp, Panuçi braktis intervistën me Ilda Bejlerin

Të fundit