Flash News

KRYESORE

Trajneri i Belgjikës: Lojtari im si Micheal Jordan i futbollit, fiton Topin e Artë!

Trajneri i Belgjikës: Lojtari im si Micheal Jordan i futbollit, fiton Topin

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, e konsideron Eden Hazard si Micheal Jordanin e futbollit. Ai mendon se sulmuesi i Real Madridit është më i miri dhe do të fitojë topin e artë me patjetër. Tekniku e mbështet shumë duke parë dhe problemet e shumta që Hazard po has te Real Madridi.

“Unë e shoh Hazard duke fituar 'Topin e Artë'. Eden ka potencialin për ta fituar çmimin e madh prestigjioz individual. Ajo që ka bërë deri tani është për nivelin e këtij trofeu. 

"E ka treguar më së miri veten te Chelsea dhe në Francë. Starti i tij te Real Madridi? Është e vështirë për një të huaj që të jetë direkt referencë e një klubi kaq të madh, që punon për të fituar titullin. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, një Michael Jordan i futbollit”.

Të fundit