Flash News

KRYESORE

Trajneri i njohur kërkon të marrë djalin në skuadrën që drejton

Trajneri i njohur kërkon të marrë djalin në skuadrën

Pas penalizmit, tashmë skuadra e Atletico Madrid është rikthyer fuqishëm në merkato. Deri më tani, klubi ka arritur të mbajë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm thuajse të gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e kaluar ndërsa kanë afruar edhe elementë të rinj si Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Por trajneri Diego Simeone duket se kërkon nga drejtuesit që të marrin të paktën dhe një sulmues. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh Fiorentinës, për të transferuar në Spanjë, Giovanni Simeonen, djalin e trajnerit të spanjollëve.

Italianët e kanë refuzuar ofertën e parë ndërsa mediat sportive ndërkombëtare raportojnë se e ky transferim mund të mbyllet për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Të fundit