Flash News

KRYESORE

Trajneri i Rangers flet për Grezdën: Lojtar i shkëlqyer, tifozët tanë do ta duan shumë

Trajneri i Rangers flet për Grezdën: Lojtar i shkëlqyer,

Futbollisti i Kombëtres shqiptare,  Eros Grezda, është një hap larg kalimit tek ekipi skocez i Rangers dhe kjo gjë kësaj here është konfirmuar nga vetë trajneri  Steven Gerrard.

Anësori 23-vjeçar aktualisht është duke kryer vizitat mjekësore dhe pritet t’i bashkohet ekipit për shifrën 2.5 milionë euro.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan pasi ai mund të kontribuojë në fazën sulmuese. Ai është shumë i shpejtë, shumë direkt dhe ka eksperiencë ndërkombëtare. Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh te ne”, ka thënë Gerrard.

Grezda pritet të jetë goditja e 13-të e Gerrard në merkaton e verës.

Të fundit