Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri gëzon tifozët: Po marrim një sulmues në janar!

Trajneri i ri gëzon tifozët: Po marrim një sulmues në janar!

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka gëzuar tifozët katalanas me deklaratën e tij më të fundit. Ai është shprehur se drejtuesit e klubit po punojnë për të afruar një zëvendësues këtë merkato janari.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez do të mungojë rreth katër muaj pas operimit në gju, kështu që Barcelonës i duhet një lojtar klasi. Emri që përflitet është ai i gabonezit Aubameyang të Arsenalit.

“Po, është e vërtetë. Ne aktualisht po shqyrtojmë mundësinë e transferimit të një sulmuesi. Jemi në bisedime, por nuk e kam mendjen aty. Jam më i shqetësuar për ndeshjet e radhës“, ka deklaruar tekniku.

Të fundit