Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri i Kombëtares, FSHF: Kemi nisur negociatat, nuk ka mbetur dhe shumë kohë

Trajneri i ri i Kombëtares, FSHF: Kemi nisur negociatat, nuk ka mbetur dhe

Federata e Futbollit ka bërë me dije se ka nisur negociatat për të vendosur më pas, në një moment të favorshëm dhe të afërt, emërimin e trainerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. FSHF deklaron se përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon domosdoshmërisht kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me procesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar.

Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.

Filippo Inzaghi në stolin e Shqipërisë, FSHF e sheh si zëvendësuesin ideal të De Biasit

Të fundit