Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri Manchester United tre muaj më parë: Më pëlqejnë këta dy lojtarë shqiptarë

Trajneri i ri Manchester United tre muaj më parë: Më

Norvegjiezi Ole Gunnar Solskjar është zgjedhur si pasardhës i Hoze Murinjos në krye të Manchestër United. 45-vjeçari, i cili së fundmi ka drejtuar Molden në Norvegji ishte  në Shqipëri tre muaj me pare, pasi ekipi i drejtuar prej tij u përballe me Laçin në Ligën e Europës.

Pas sfidës së dytë, Solskjar u pyet edhe se cili futbollist shqiptarë i ka bërë më shumë përshtypje.  “Mendoj se dy lojtarë të Laçit janë të një niveli vërtetë të mirë. Mund të përmend numrin 10, Uzunin [i transferuar në Kroaci] dhe portierin Selmani, të cilët ishin mjaft interesantë”, pohoi ai.

Solskjar do drejtoje skuadren e 'Djajve te kuq' deri ne fund te sezonit, ndersa me pas mund te rikthehet serish te Molde ne Norvegji.

Të fundit