Flash News

KRYESORE

Trajneri Panuçi në presion; 'kapet' me gazetarët në prag të ndeshjes me Skocinë

Trajneri Panuçi në presion; 'kapet' me gazetarët

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi u shfaq pasditen e sotme në një konferencë për shtyp në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, në prag të ndeshjes me Skocinë.

Kushti i presidentit Duka, që paralajëmoi largimin e teknikut nese nuk fitohet më Skocinë nuk është pritur mirë nga 45-vjeçari, i cili u kap me gazetarët e pranishëm në konferencë, duke i akuzuar se abuzojne me lajmet. “Nuk e ka thënë Duka, e ka thënë Panorama Sport. Unë bëj punën time me seriozitet, dhe Panorama Sport nuk më vë në presion”, pohoi ai.

Lidhur me ndeshjen, italiani pranoi se nesër skuadra do të luajë në sulm me qëllimin e vetëm për të fituar takimin. “Ndeshja duhet punuar për të shënuar. Në Izrael kemi pasur raste, pavarësisht finalizimit. Kemi taktika që do të përshtaten me ndeshjen. Shpresojmë në fitore. Që kur kam qenë këtu, i kam inkurajuar lojtarët. Pyetni kapitenit, nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shuam ofensiv, nesër do t’i kërkoj të fitojnë”, theksoi ai.

Në fund, ai pranoi se komunikimi me lojtarët është një problem që duhet të përmirësohet duke shtuar se shpreson që lojtarët të komunikojnë më shumë mes tyre.

Të fundit