Flash News


KRYESORE

Trajneri Reja: Nuk jam i mërzitur me lojtarët, por me fatin

Trajneri Reja: Nuk jam i mërzitur me lojtarët, por me fatin

“Nuk jam i zhgënjyer për lojën. Bëmë një ndeshje thuajse perfekte, po të mos ishte për golin. Krijuam raste dhe duhet ta mbyllnim ndeshjen me rezultat pozitiv". Këto ishin fjalët e para të trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja, pas humbjes së sotme 1-0 me Turqinë.

"Mendoj se ishte një fatkeqësi që pësuam në fund. Djemtë janë të mërzitur, sigurisht edhe tifozët. Humbëm një rast të mirë. Tani bëhet shumë më e vështirë, për të mos thënë e pamundur", shtoi italiani.

“Nuk kam asgjë si argument kundër për paraqitjen e djemve. Turqia bëri shumë presing. Duhet të jemi më të vëmendshëm para portës dhe të godasim me vendosmëri. Problemi është se humbëm tre raste”.

“Në fund të ndeshjes isha i mërzitur, por jo me lojtarët. E kisha me fatin e keq. Asnjëri nuk më zhgënjeu. Nëse luajmë kështu, kemi shumë shanse të vëmë në vështirësi çdo ekip”, përfundoi tekniku.

Të fundit