Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri që zëvendëson De Biasin, Armand Duka përmend një emër të njohur për shqiptarët

Trajneri i ri që zëvendëson De Biasin, Armand Duka përmend

Gianni De Biasi njoftoi se nga sot nuk është më trajner i Kombëtares Shqiptare dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka nisur menjëherë kontaktet për të gjetur zëvendësin e tij.

Në konferencën e përbashkët me De Biasin, Duka u shpreh se një emër i mundshëm që mund të ulet në krye të stolin kuq e zi është Paolo Tramezzani.

Tramezzani ka qenë ndihmës i De Biasit te Shqipëria deri në vitin 2016-të dhe shpesh herë konsiderohej si njeriu që ruante harmoninë brenda ekipit.

Sezonin e kaluar ai nënshkroi një kontratë me klubin zvicerian të Luganos, të cilën e ka ndërprerë më 7 qershor të këtij viti dhe aktualisht është pa ekip.

Dorëhiqet mes lotësh Gianni De Biasi, nga sot Kombëtarja Shqiptare është pa trajner

Të fundit