Flash News

KRYESORE

Trajneri i Shkëndijës: Milani favorit, por Shkëndija do kërkojë shanset për befasi

Trajneri i Shkëndijës: Milani favorit, por Shkëndija do

Trajneri i Shkëndijes Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani nëpërmjet konferencës përpara gazetarëve në San Siro, janë shprehur se Milani është favorit për ndeshjen e sotme, ndërsa ka shtuar se Shkëndija nuk ka shkuar për turizëm në Milano, kështu që ai nuk i përjashton befasitë e kësaj ndeshje.

“Milani është favorit, por Shkëndija në San Siro nuk ka ardhur për turizëm dhe do të kërkojë shanset për befasi, sado që ato të duken minimale. Duke vijuar më tej, trajneri shton: “Shkëndija nuk ka se çfarë të humb në këto duele dhe do të kërkojë prezantim dinjitoz përballë gjigandit italian pa ndonjë presion të theksuar psikologjik. Respekt të madh për kundërshtarin dhe do të përgjigjemi sa më mirë. Të tregojmë cilësi dhe të marrë rezultatit pozitiv. Nuk kemi frikë, respekt i madh ndaj kundërshtarit”,  ka përfunduar trajneri i Shkëndijës.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijes do të luhet sonte në orën 20:45, e vlefshme për play off të UEFA Europa League kundër Milanit.

Të fundit