Flash News

KRYESORE

Trajneri Tramezzani gati të largohet nga futbolli qipriot: Zemra ime është në Shqipëri

Trajneri Tramezzani gati të largohet nga futbolli qipriot: Zemra ime

Ish-ndihmesi i Xhani de Biazit në Kombëtaren kuqezi, Paolo Tramezzani është gati të braktis ekipin e APOEL-it në Qipro, qw e drejton prej 6 muajsh për tu bërë trajner i Shqipërisë.

“Jemi në një fund sezoni shumë të bukur dhe shumë impenjues. Shpresoj edhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, deklaroi Tramezzani në një prononcim për A2 CNN.

Emërimi në stolin kuqezi do të ishte një ëndërr që realizohet për 48-vjeçarin, i cili ishte një prej personave që punuan për të arritur kualifikimin në Europianin e vitit 2016.

Tramezzani ishte përgjegjësi për evidentimin dhe vëzhgimin e lojtarëve të rinj në Kombëtare. Si një grup që në pjesën më të madhe është krijuar prej tij, ai nuk dyshon se Shqipëria ka cilësi dhe mund të përsërisë suksesin historik të Francës.

Të fundit