Flash News

KRYESORE

Trajneri i Vllaznisë përplaset me gazetarët: Tërhiqe mbrapsht atë që the… Çfarë ke që sheh?!

Trajneri i Vllaznisë përplaset me gazetarët: Tërhiqe

Vllaznia nuk është duke kaluar momente as këtë sezon. Klubi shkodran ndodhet në vend të 9 në kampionat, duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Kjo situatë ka krijuar një tension të vazhdueshëm të trajnerit Ernest Gjoka me gazetarët e Shkodrës. Ditën e djeshme ai ka patur një përplasje të ashpër kur fillimisht iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Ju jeni fantastik për zotin. Sapo kalova nga një studio super-profesioniste tek ju”.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga gazetarët, të cilët i kërkuan Gjokës të tërhiqte deklaratën ose ata do i hiqnin mikrofonat. “Mirupafshim. A të iki? Mirupafshim”, iu drejtua trajneri gazetarëve, ndërsa këta të fundit i kërkuan që të mos dilte më në prononcim.

Të dyja palët shkëmbyen fjalë në distancë, ndërsa një nga gazetarët dëgjohet teksa i thotë Gjokës: “Çfarë ke që sheh?!”

Në pesë ndeshjet e fundit, Vllaznia ka vetëm një fitore dhe katër humbje. Hera e fundit që shkodranët kanë dalë me tre pikë, ishte ndeshja kundër Kamzës, e luajtur më 16 dhjetor. Ata ndodhen në vendin e 9 me 15 pikë, 5 pikë më shumë se Lushnja e vendit të fundit dhe 2 pikë më pak se Teuta e vendit të 8.

 

Të fundit