Flash News

KRYESORE

Trajneri zviceran mirëpret Sadikun: Flet shumë, por ka mirësi ekstreme

Armando Sadiku, prej një jave ka gjetur një shtëpi të re, që e njihte dhe më përpara. Sulmuesi i Kombëtares do të jetë pjesë e Luganos për gjashtë muaj, aty ku shkëlqeu për t’u larguar drejt sfidave të reja.

Tranferimi i tij te Levante ishte u bujshëm, por nuk rezultoi i tillë, pasi u dëmtua dhe nuk dha dot maksimumin e vet tek spanjollët. Tani ai do të rigjejë veten dhe formën më të mirë në Zvicër për të na kujtuar Sadikun e vjetër, shkruan Panorama.

Sulmuesi shqiptar në vetëm pak ditë ka arritur të lërë mbresa shumë të mira te trajneri i Luganos, Fabio Celestini. Tekniku ka pohuar se Sadiku nuk është ende në formën e tij më të mirë, por pritet të kapë atë që të gjithë presin nga ai.

Ardhja e tij nuk do të ndryshojë idetë në lojën tonë. Armando ka karakteristika të ndryshme nga të gjithë sulmuesit tanë, është një komponent i rëndësishëm, që do të na ndihmojë shumë në sulm”,  ka paralajmëruar Celestini, duke shtuar:

“Unë nuk e njihja personalisht dhe jam habitur pozitivisht. Përveç aspektit sportiv, ai ka një mirësi ekstreme, është gjithmonë i gëzuar dhe e transmeton atë në grup. Ai flet shumë, por gjithmonë për të motivuar grupin. Ndihem shumë mirë me të”.

Të fundit