All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Trajtimi me plazmën e gjakut, konfirmon shefja e Infektivit: Sot filloi mjekimi i dy pacientëve të parë

Trajtimi me plazmën e gjakut, konfirmon shefja e Infektivit: Sot filloi
All - Paragraf - 1

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, është shprehur gjatë takimit me kryeministrin Rama se ka filluar trajtimi i pacientëve të infektuar me plazmë gjaku nga dhurues që e kanë kaluar më parë Covid-19.

All - Paragraf - 3

Çomo theksoi se stafi mjekësor ka një muaj e gjysmë që po përgatitet për plazmën dhe sot filloi mjekimi i dy pacientëve të parë.

Më tej ajo u bëri thirrje personave që kanë kaluar COVID, të dhurojnë gjak për pacientët e infektuar.

Në këtë plazmë gjenden anti-trupa që luftojnë Covid-19 dhe në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha.

“Fitorja e kësaj lufte është bërë fal mjekimi të bërë tek Infektivi. Në saj të barnave që përditësohen nga bota dhe qeveria na i ka sjellë. Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve. Sot u bëjmë thirrje popullatës që të dhurojë gjak ata që e kanë kaluar. Është e rëndësishme. Ne jemi një skuadër e madhe dhe e bashkuar. Kemi staf të shtuar dhe prurje të reja. Kemi infermierë”, tha Najada Çomo.

Të fundit