Flash News

KRYESORE

Trajtuan të aksidentuarin me Covid-19, pse hyri në karantinë stafi i Traumës kur ishte pajisur me veshjet e nevojshme?

Trajtuan të aksidentuarin me Covid-19, pse hyri në karantinë

Pesë mjekë dhe pesë infermierë përfunduan në karantinë pasi trajtuan një pacient të aksidentuar, i ardhur nga Durrësi,që më pas rezultoi i infektuar me Covid-19.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik u pyet nga mediat se përse personeli mjekësor duhej të hynte në kranatinë, kur Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar vazhdimisht se mjekët dhe infermierët janë të pajisur me veshjen e duhur.

“Pa asnjë dyshim spitali i Traumës dhe spitalet e tjera janë të pajisur me mjete të mbrojtjes personale, si dhe ka një sfat që është I trajnuar për luftën ndaj covid-19.

Nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë detyrën me rigorozitet ashtu sic ju kërkohet”, sqaroi Fico.

Deri tani, janë infektuar 49 mjekë dhe infermierë, prej të cilëve 32 të shëruar, dhe 17 janë në gjendje të mirë, ndërsa dy prej tyre janë në spital në gjendje të stabilizuar.

Të fundit