Flash News

KRYESORE

Tramezani merr goditjen e parë, Sioni eliminohet nga Liga e Europës

Tramezani merr goditjen e parë, Sioni eliminohet nga Liga e Europës

Sioni i drejtuar nga Paolo Tramezani është eliminuar nga Liga e Europës. Zviceranët nuk mundën të zhvillojnë më shumë se dy ndeshjet e turit të tretë duke dështuar përballë një kundërshtari relativisht të lehtë, lituanezëve të Suduvës. Pas humbjes 3-0 në takimin e parë, sot Sioni nuk shkoi më larg se një barazim 1-1.

Konate kaloi të besuarit e Tramezanit në avantazh në minutën e 55-të, por Suduva barazoi shifrat në minutën e 80 me anë të Vezevicius. Në këtë mënyrë, lituanezët u kualifikuan duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Paraqitja e Sionit në Europë është totalisht e kundërt me atë në kampionatin zviceran ku në dy javët e para ka grumbulluar 6 pikë të plota.

 

Të fundit