Flash News

KRYESORE

Tramezzani nuk është i vetëm në garë, rishfaqet emri i trajnerit tjetër Italian për Kombëtaren Shqiptare

Tramezzani nuk është i vetëm në garë, rishfaqet emri i

Paolo Tramezzani shihet si pasuesi i mundshëm i Gianni De Biasit në stolin e Kombëtares Shqiptare. Por trajneri 46 vjeçar nuk është i vetëm në garë pasi është rishfaqur edhe emri i kolegut të tij, Ëalter Zenga.

Zenga  është përfolur për të qenë trajner i Shqipërisë edhe gjashtë vite më parë, përpara se në Shqipëri të mbërrinte De Biasi.

Ëalter Zenga është aktualisht pa ekip, megjithatë duhet thënë se eksperiencat e tij nuk bindin në një kohë kur Shqipëria duhet të tentojë një emër të njëjtit nivel apo më të mirë se De Biasi.

Trajneri 57 vjeçar ka patur disa eksperienca me Catanian, Palermon dhe Sampdorian, por që nuk kanë zgjatur më shumë se një sezon.

Të fundit