Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Julianne Smith*
Nga të gjitha deklaratat që ka bërë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendimet e tij të pavërteta rreth Bashkimit Europian janë ndoshta më të egrat. "Askush nuk na trajton më keq se Bashkimi Europian. BE u formua në mënyrë që të përfitonte prej nesh në tregti, dhe kjo është ajo që ata kanë bërë ", tha Trump në tetor.
Natyrisht, kjo është shumë larg nga e vërteta. Megjithatë, sa herë që diskutoj lidhur me komente si këto me miqtë e mi që shërbejnë në administratën Trump, unë gjithmonë marr të njëjtën përgjigje: shpërfill retorikën dhe tweet-et; i kushtoju vëmendje politikave. Ne që shqetësohemi për aleancat e vjetra me Amerikën, a duhet të qetësohemi nga ky koment?
Nga njëra anë, disa nga politikat e administratës Trump – të paktën rritja e ndjeshme e fondeve për Iniciativën Europiane të Parandalimit - në të vërtetë reflektojnë një angazhim të fortë ndaj aleatëve europianë të Amerikës. Por, nga ana tjetër, politika të tilla nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar dëmet e vazhdueshme që Trump po shkakton në marrëdhëniet transatlantike me retorikën e tij shkatërruese dhe përbuzjen e dukshme për Europën.
Sjellim në vëmendje ato pothuajse dy vite të abuzimit nga Shtëpia e Bardhë. Që nga inaugurimi i tij, Trump ka akuzuar kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, për kryerjen e një pune shumë të dobët kundër terrorizmit. Ai ka bërë deklaratë të rremë kur ka thënë se krimi në Gjermani është rritur, duke aluduar edhe për një sulm terrorist në Suedi, që nuk ka ndodhur kurrë. Ai e ka përshkruar në mënyrë të qartë BE-në si një "armik". Ai gjithashtu ka akuzuar Federica Mogherini-n, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, për urrejtje ndaj Amerikës.
Në vetvete, deklarata të tilla (ka shumë më tepër) përfaqësojnë një largim të zymtë nga gjuha që presidentët e mëparshëm amerikanë kanë përdorur për të përshkruar miqtë europianë të Amerikës. Por fjalët e Trump janë edhe më shqetësuese krahasuar me gjuhën e “lajkave” që ai përdor për të përshkruar kundërshtarët e SHBA-së.
A ka ndikim fakti që Trump lavdëron presidentin rus Vladimir Putin dhe diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndërkohë që kritikon kancelaren gjermane Angela Merkel? Sondazhi i fundit tregon se ka ndikim. Gjatë 18 viteve të fundit, pavarësisht nëse amerikanët e kanë shikuar Rusinë me dyshim, përbuzje ose shpresë, Republikanët dhe Demokratët e kanë parë këtë vend kryesisht përmes të njëjtës lente. Por lëvdatat e pashpjegueshme të Trump për Putinin është larguar nga ky konsensus bipartizan.
Sipas një sondazhi të Gallup të korrikut 2018, Republikanët tani janë pothuajse dyfish më shumë të ngjashëm me Demokratët, duke e parë Rusinë në mënyrë favorizuese.
Po ashtu, ka dëshmi se vërejtjet e pavërteta të Trump rreth NATO-s po pengojnë mbështetjen dypalëshe që Aleanca ka gëzuar për më shumë se 70 vjet. Mes viteve 2016 dhe 2018, përqindja e Republikanëve që kanë thënë për YouGov se donin të tërhiqeshin nga NATO u rrit nga 17% në 38%, me 38% që mbështesin vazhdimin e bashkëpunimit. Papritmas, një vend me një traditë të gjatë të mbështetjes së aleancave ushtarake tani është kthyer në çështjen themelore të NATO-s.
Përtej politizimit të çështjeve që dikur ishin dypartiake, Trump gjithashtu po e dëmton aktivisht projektin europian. Që nga krijimi i BE-së, presidentët e SHBA-së nga të dyja palët, kanë dalë në përfundimin pozitiv se "një bashkim gjithnjë e më i ngushtë" është në interesin kombëtar të Amerikës. Trump i ka dhënë fund kësaj tradite në mënyrë të papritur. Jo vetëm që ai i ka inkurajuar haptazi vendet anëtare të BE-së të braktisin bllokun, por ka rritur edhe tarifat për eksportet e BE në SHBA. Dhe duke braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit, ai ka sabotuar një nga arritjet më domethënëse të bashkëpunimit BE-SHBA, gjatë viteve të fundit.
Duke dobësuar unitetin perëndimor, duke lënë postet e ambasadorëve në të gjithë Europën të paplotësuar dhe duke nisur sulme personale kundër udhëheqësve europianë, Trump e ka bërë qartë qëllimin e tij. Ai është duke zbehur ndikimin e Amerikës në marrëdhëniet transatlantike dhe duke braktisur rolin tradicional të udhëheqjes, si në skenën botërore, ashtu edhe brenda institucioneve si NATO. Ndonëse Trump dhe anëtarët e tij të kabinetit ende marrin pjesë në takimet ministrore dhe në samite, pjesëmarrja e tyre vështirë se rritet në nivelin e udhëheqjes.
Kini parasysh takimin e NATO-s në korrik 2018. Pothuajse të gjitha "arritjet" e politikave tashmë ishin miratuar dhe përfunduar muaj më parë dhe janë ristrukturuar për t'i dhënë udhëheqësve të NATO-s diçka për të festuar. Edhe reforma e strukturës komanduese ushtarake të aleancës – guri i çmuar në kurorën e samitit të këtij viti - ishte përfunduar muaj më parë midis ministrave të Mbrojtjes. Kishte të paktën njëfarë progresi drejt mbylljes së boshllëqeve të gatishmërisë dhe lëvizshmërisë; por këto arritje u “mbytën” nga vendimi i Trump-it mbi shpenzimet e mbrojtjes, një çështje e rëndësishme që nuk është ndihmuar as nga “drama” e shtuar.
Në vend që ta shtyjë NATO-n të përballet me çështje të vështira të tilla si inteligjenca artificiale dhe eksplorimi hapësinor / militarizmi, këshilltarët e Trump-it kanë vendosur që të respektojnë këshillat e shefit të tyre. Por NATO mund të ecë në autopilot vetëm për ca kohë. Katër, apo edhe tetë vjet, pa një “dorë” amerikane në udhëheqje mund të dobësonte vendosmërinë, unitetin dhe aftësitë e aleancës në mënyrë të pakthyeshme.
Lidhjet e Amerikës me Europën kanë qenë gjithmonë të komplikuara dhe të mbushura me mosmarrëveshje politike. Por, ndryshe nga presidentët e kaluar, Trump vë në pikëpyetje vlerën bazë të marrëdhënies transatlantike. Duke kërkuar ta hedhë minojë atë, ai është bashkuar me llojin e Putinit, kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe presidentin kinez Xi Jinping.
Kur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të marrë detyrën, ai ose ajo nuk duhet të ketë asnjë iluzion për rikuperimin e dëmit që Trump ka bërë. Në qoftë janar 2021 ose 2025, thjesht kthimi në status quo-në e pas luftës nuk do të jetë një opsion. Për të riinvestuar në marrëdhëniet transatlantike, së pari do duhet të ripërcaktohen ato. Viti i ardhshëm nuk do të ishte shumë herët për të filluar të menduarit kreativ në lidhje me rrugët e reja për bashkëpunim.
*Julianne Smith, zv. Këshilltare e Sigurisë Kombëtare e ish-zv.Presidentit Joe Biden, aktualisht është anëtare e asociuar e Center for a New American Security dhe Akademisë Bosch në Berlin.
**Përktheu për Politiko.al: Loneta Progni
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38