All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Transferimi i Ronaldos te Juventusi drejt zyrtarizimit, portugezi kontakton me Allegrin

Transferimi i Ronaldos te Juventusi drejt zyrtarizimit, portugezi kontakton me
All - Paragraf - 1

Transferimi i mundshëm i Ronaldos tek Juventusi është bërë kryefjala e merkatos së kësaj vere, ku flitet për një kalim për një shumë prej 100 milionë eurosh.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave spanjolle, zyrtarizimi i portugezit tek ekipi torinez është çështje orësh, pasi agjenti i tij, Jorge Mendes, është nisur drejt Madridit për të mbyllur marrëveshjen me presidentin e “Los Blancos” Fiorentino Perez.

Ndërkohë sipas "Cadena COPE", sot është raportuar se ylli portugez ka pasur një bisedë telefonike me teknikun e bardhezinjve, Massimiliano Allegrin, ku kanë biseduar rreth planeve që tekniku italian ka për CR7 tek formacioni i "Zonjës së Vjetër".

Juventus thuhet se ka rezervuar disa dhoma në një nga hotelet më të mira në Itali për të mirëpritur Ronaldon.

Ndërkohë prej ditësh Ronaldo së bashku me familjen e tij dhe të dashurën po shijojnë pushimet në Greqi.

Të fundit