Flash News

KRYESORE

“Transformim epokal për Shqipërinë Turistike 2030”, Rama publikon videon nga asfaltimi i Bypass-it të Vlorës

“Transformim epokal për Shqipërinë Turistike 2030”,

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga nisja e asfaltimit të Bypass-it të Vlorës i cili do të bashkohet me atë të Fierit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vijon me tunelin e Llogarasë.

Në videon e hedhur në Facebook, Rama shkruan se do të ketë

një transformim epokal për zonën bregdetare të Vlorës dhe jugut, duke hapur edhe sloganin Shqipëria Turistike 2030.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës🚧🛣

Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030🌊🌈🌤🏖

#VLORAqëDUAM❤️

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Të fundit