Flash News

KRYESORE

Transformimi i atletit muskuloz, ra 25 kg pasi u infektua me COVID-19  

Atleti Ahmad Ajjadi është një ndër të infektuarit me COVID-19. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë pasi ka qenë i intubuar. Kur u zgjua, atleti ishte 27 kg më pak.

Para se të infektohej, 40-vjeçari ishte 97 kg dhe me një trup të tonifikuar pasi merrej me sport tërë kohës.

“U zgjova dhe shikoja krahët, këmbët dhe muskujt e mi ishin zhdukur. Unë isha i tronditur, si? Ku janë këmbët? Ku shkuan muskujt?”

Ayyad është një i mbijetuar nga koronavirusi dhe mjekët e kishin vendosur në gjendje kome për 25 ditë për të shpëtuar jetën e tij.

“Shqetësohem shumë kur njerëzit e marrin kaq lehtë”,  tha ai për CNN të martën. “Unë u infektova dhe  mbijetova, por jam akoma i tmerruar”.

 

Të fundit