Flash News

KRYESORE

Transporti publik ndërqytetas rinis punën nga nesër, Sulejmani: I pamundur zbatimi i protokollit

Transporti publik ndërqytetas rinis punën nga nesër, Sulejmani: I

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme heqjen e të gjitha kufizimeve për parandalimin e COVID-19. Kthimi i vendit në “normalitet”- të paktën nga ana ligjore, duke dalë nga periudha e gjendjes së jashtëzakonshme edhe pse rreziku i koronavirus nuk ka kaluar ende- iu dha mundësinë edhe transportit publik të ushtrojnë funksionin e tyre.

Nga nesër transportit ndërqytetas i është dhënë drita jeshile për rifillimin e punës. Megjithatë, shoqatat e transportit publik në kryeqytet refuzojnë të rinisin aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë. Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetës ka paralajmëruar se transporti publik do të vijoi të bojkotojë punën, nëse nuk merret një vendim nga Mininistria e Transportit si dhe të ndryshojë protokolli i sigurisë, i cili sipas tij krijon vështirësi financiare.

"Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur.

90% e operatorëve janë për mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet.  Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën por për informimin e tyre pse ne duhet të ndëshkohemi", tha ai.

Por disa kompani transporti do të hapin transportin, për këtë Sulejmani thotë se "ka disa përfaqësues që mendojnë të fillojnë por do të vijnë te mendimi ynë dhe do e shohin në terren që transporti nuk zbatohen dhe realisht krijon vështirësi financiare", tha ai për për Report Tv.

Ndërkaq, rrethet pavarësisht pakënaqësirave, kanë paralajmëruar se do të nisin nga puna ditën e nesërme. Në Shkodër, Shoqata e Transportit Interurban ka deklaruar se nesër në orën 06:00 fillon punën dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites. Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë. Të njëjtën gjë thotë edhe Fieri e Vlora, teksa premtohet se humbjet e kompanive të transportit nuk do të reflektohen në çmim. Madje përfaqësues të transportit publik në Vlorë kërkojnë një pagë të dytë lufte, pasi janë dëmtuar shumë ekonomikisht, rimbursimin e naftës.

"Si të gjithë shoqatat  e tjera në rrethe kërkojmë subvencion të 30% se shteti thotë që ne duhet të punojmë me 70% të kapacitetit, nuk e di se sa do të realizohet, por që transporti është më i goditur sot për sot. Shteti na dha 400 mijë lekëshin, duhet të na jepte dhe një 400 tjetër se jemi familjarë".

Të fundit