Flash News

KRYESORE

Transportonin pajisje mbrojtëse false për COVID-19, sekuestrohet në Itali ngarkesa me mall "made in Albania" e nisur nga Durrësi

Një ngarkesë prej 10 mijë pajisjesh sanitare njëpërdorimshme dhe 2300 veshjeve laboratorike false janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga autoritetet në portin e Ankonas në Itali.

Pajisjet e parregullta të mbrojtjes, të prodhuara në Shqipëri dhe etiketën “made in Albania”, u gjetën brenda një kamioni, sapo zbarkuan nga një traget nga Durrësi. Ato do t’i dorëzoheshin një tregtari në provincën e Veronës. Duke analizuar bazën e të dhënave, doganierët, pas kontrolleve të kujdesshme të kryera mbi mallrat dhe dokumentacionin mbështetës, kanë konstatuar shitjen e produkteve industriale me shenja false dhe proceduan me sekuestrimin e mallit.

Operacioni i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Zyra e Doganave në portin e Ankonës arriti në përfundimin se personat që kondrabandonin produkte false kanë përfituar që në fazat e hershme të emergjencës së koronavirusit, për të kaluar mallin.

Lehtësimin dhe shpejtimi i procedurave të zhdoganimit në mënyrë që të sigurojë mbështetje për blerjen e të gjitha pajisjeve mjekësore dhe të mbrojtjes individuale të dobishme për luftimin e pandemisë, por edhe kontrollet selektive, ua kishte bërë atyre më të lehtë kalimin, por që si përfundim u identifikuan dhe malli i tyre u sekuestrua duke u përjashtuar nga tregu pasi nuk përputhej me standardet e cilësisë dhe sigurinë.

Të fundit