Flash News

KRYESORE

Transportonin para kontrabandë nga Anglia, kush janë tre “kokat” e trafikantëve shqiptarë

Transportonin para kontrabandë nga Anglia, kush janë tre

Në pranga nga policia janë vënë tre shqiptarë të konsideruar si ‘kokat’ e trafikut të parave kontrabandë nga Anglia për në shtete të tjera. Ata akuzohen për trafikimin e më shumë se 7 milionë paundve në mënyrë të parregullt, në më shumë se 80 fluturime në harkun kohor nëntor 2016 – janar 2018, në shtete si Belgjika, Greqia e më pas drejt Shqipërisë.

Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se trafikantët janë dy vëllezër shqiptarë, Jak dhe Gjelosh Kolicaj. Ata çonin korrierët në aeroport dhe prisnin derisa ata te kalonin kontrollin e valixheve dhe pastaj largoheshin.

Në shtator 2017, policia i kapi 180,000 paund Faton Syberit ndërsa ai u përpoq të udhëtonte në Selanik nga aeroporti i Stansted.

Parate ishin ne valixhe ngjyre kafe, te mbeshtjella me qese dhe brenda nje tjeter valixheje te brendshme.

Të tre u deklaruan fajtorë nga drejtësia. Jak Kolicaj u dënua me 8 vjet burg, Gjelosh Kolicaj me 6 vjet dhe Faton Syberi me dy vjet e pese muaj burg.

 

Të fundit