Flash News

KRYESORE

Transportonte dy të burgosur drejt Tiranës, por u aksidentuan në Tepelenë, arrestohet shoferi i furgonit të Burgjeve

Transportonte dy të burgosur drejt Tiranës, por u aksidentuan në

Është vënë në pranga shoferi i furgonit të Drejtorisë së Burgjeve, një ditë pasi u përfshi në një aksident ndërsa transportonte dy të burgosur nga Saranda në Tiranë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, në pranga është vënë Hysen Hasa, banues në Tiranë.

Kujtojmë se në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat furgoni u përplas me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ndaj të cilit  u referuan  materialet në Prokurori.

Nga aksidenti u dëmtuan Julian Rexhep, polici shoqërues, si dhe Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur. Po ashtu u dëmtuan edhe dy shoferët e mjeteve, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit