Flash News

KRYESORE

Transportuan 5 ton marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, në pranga 25 trafikantë, 10 janë shqiptarë

Transportuan 5 ton marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, në

Një operacion i madh i policisë italiane ka vënë në pranga 25 persona, pas sekuestrimit të rreth 5 ton lëndë narkotike të llojit marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro të Kalabrisë dhe shërbimin qendror për krimin e organizuar në Romë, po punojnë për zbatimin e urdhër-arresteve për personat.

Mes të arrestuarve raportohet se ndodhen edhe 3 drejtuesit e grupit, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndër të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë, përkatësisht: Indrit Buja 37 vjeç, Elvis Hajdini 25 vjeç, Shefik Muho  63 vjeç, Gentian Sulejmani 41 vjç, nga Durrësi, Luan Tahiraj 39 vjeç, nga Vlora, Alban Sinani 35 vjeç, Vladimir Leskaj 59 vjeç, nga Vlora, Vilson Nelaj 32 vjeç, Astrit Paskali 45 vjeç, Adrian Licaj 51 vjeç.

Drejtuesit e rrjetit të drogës ishin dy shtetasit italian Rocco Anello 61 vjeç, dhe Francesco Fiare.

Ndërkohë hetimet e policisë italiane po vazhdojnë dhe priten të zbardhen detaje të reja

Të fundit