Flash News

KRYESORE

‘Tranzicioni po zgjat më shumë se diktatura’, Shano: Shqipërisë do ti duhen edhe 30 vjet për të rikuperuar dëmet e qeverisë

‘Tranzicioni po zgjat më shumë se diktatura’, Shano:

Dritan Shano, ekspert i Ekonomisë mendon se Shqipërisë  do ti duhen të paktën edhe 30 vjet të tjera për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga qeverisja Rama në këto 7 vite.

Në emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Shano arsyetoi se tranzicioni politik në vendin tonë po zgjat më shumë se diktatura.

Duke marrë shembullin e vendeve të huaja, Shano argumentoi se në momentin që shqiptarët dalin jashtë vendit u binden rregullave dhe bëhen model, teksa shtoi se në vendin e tyre ndodh e kundërta.

“Shqipëria do të ketë nevojë për një 30 vjeçar tjetër për të rikuperuar hatarat dhe zullumet që ka bërë kjo qeveri. Më vjen keq që tranzicioni shqiptar po zgjat më shumë se diktatura, shoqëria shqiptare nuk ka pësuar asnjë ndryshimn në këtë 30 vjet, zgjedhim gjithmonë më të lehtën dhe jo më të mirën.

Skema jonë e avancimit social është rruga më e lehtë.Kur dalim jashtë si emigrantë u bindemi ligjeve të tjera ne dhe bëhemi dhe model, arrijmë të bëhemi deri dhe përfaqësues politik”, tha Shano në 'Tempora'.

Të fundit