Flash News

KRYESORE

Trashëgimia kulturore përmes artit, udhëtimi i Eduart Lear në Shqipëri gjatë shekullit  XIX

Muzeu Hostorik Kombëtar, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit - Ditës Kombëtare të Trashëgimisë, organizon ekspozitën “Trashëgimia jonë kulturore në penelin e Eduart Lear”.

Kjo është një ekspozitë e veçantë e cila vjen përmes printeve e pikturave të Eduart Lear realizuar gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri gjatë shekullit XIX në vitin 1848.

Në pikturat e tij, vërehen peizazhet e disa prej qyteteve të Shqipërisë, monumente të kulturës si dhe etnografisë.

Ekspozita çelet që ditën e nesërme në orën 11:00 dhe do të jetë e hapur deri në datën 29 shtator.

Të fundit