Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Trau i Rrugës së Kombit nuk është i një koncensionari, por postbllok si i bandave të ’97-ës”
Aktivisti i shoqërisë civile, Endri Shabani, i doktoruar në Universitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, ka qenë kundërshtar i zëshëm i tarifimit të udhëtarëve në Rrugën e Kombit, duke mbështetur protestën e kuksianëve. Në një intervistë për Politiko.al ai thekson se duhet reaguar sërish dhe jep tri arsye se pse Rruga e Kombit nuk është çështje vetëm e kuksianëve, por e gjithë shqiptarëve, duke qenë se është pasuri publike.
Politiko.al
1 -Të hënën koncensionari i Rrugës së Kombit ul traun dhe fillon pagesat. Si e ndikon ky vendim jetesën e banorëve të Kukësit, por edhe vizitorëve nga Kosova?
Si fillim, ky nuk është vetëm një problem i banorëve të Kukësit, por i të gjithë shqiptarëve, sepse ajo rrugë është pasuri publike, për ndërtimin e të cilës kemi paguar të gjithë. E ndërkohë që e kanë ndërtuar qytetarët, Rama ia dhuron një oligarku. Ky i fundit do na detyrojë për të kalojmë në një rrugë që as e ka ndërtuar vetë, as e ka blere dhe (me shumë gjasë) as nuk ka për ta zhvilluar. Ky nuk më ngjan me një koncesionar, por me maskat e vitit 1997 që ngrinin postblloqe nëpër rrugët interurbane dhe kërkonin para nga kalimtarët.
Së dyti, vërtet qeverisë i duhen para për të mirëmbajtur rrugën, por shqiptarët e paguajnë ndërkohë dy herë taksën e rrugës, një herë si taksë vjetore më vete, dhe një herë te çmimi i naftës. Nëse qeveria i ka bërë këto para rrush e kumbulla, kjo nuk është arsye për t’i taksuar shqiptarët për herë të tretë. E sikur kjo të mos mjaftonte, tani do të na taksojë për herë të katërt, duke na detyruar që të paguajmë fitimin e koncesionarit, pasi traun nuk është se po e vendos Ministria e Transporteve, por një privat që ka synimin të maksimizojë fitimin.
Së treti, kjo është një rrugë strategjike për shumë arsye. Ndërpret izolimin e kahershëm që veriu i Shqipërisë ka vuajtur pikërisht prej infrastrukturës së dobët. Lidh Shqipërinë me trevat Shqiptare dhe mban gjallë kohezionin social mes shqiptarëve. Eshtë rrugë kyçe për shkëmbimin ekonomik të Shqipërisë me rajonin dhe lidhet me dy nga portet kryesore në vend. Por, gjithashtu është një rrugë nga ku vijnë pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Shqipëri. Për të gjitha këto arsye, buxheti i shtetit duhet ta përballonte vetë mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi përfitimi është shumëplanësh.
Së fundi, kur thashë që koncesionari nuk ka për ta zhvilluar, nuk kisha parasysh vetëm koncesionarët e tjerë që vetëm i kanë rrjepur pasuritë publike, por i referohem faktit që ky koncesionar nuk ka denjuar as të ndërtojë disa sportele përgjatë rrugës për ta ndarë atë në segmente të ndryshme, siç ndodh në vendet e tjera kur ka rrugë me pagesë. Kjo pastaj bën që ata kuksianë që jetojnë në periferi të qytetit, dhe të cilët të gjitha shërbimet i marrin në qytet, të paguajnë tarifën e plotë të rrugës sa herë që dalin nga shtëpia, paçka se përdorin vetëm një fraksion të vogël të rrugës. Mos harrojmë se flasim për një vend që nuk ka transport të mirë interurban, dhe për pasojë makina është i vetmi mjet transporti për zona të tilla.
2-Ju jeni shprehur dhe keni mbështetur protestën e fortë të kuksianëve, a do të kemi një reagim tjetër të tyre, dhe a duhet mbështetur nga shoqeria civile dhe opozita?
Kuksianët bënë pjesën e tyre. Ata u ngritën për problemin që iu ra dhe iu desh të përballen me një raprezalje policore. Rrëmbimi i protestuesve në mes të natës nga policia dhe Prokuroria, apo ashpërsia e dënimit nga gjykata, të kujtojnë kohërat e errëta të diktaturës Hoxhiste.
Tani, ata protestuan dhe qeveria u zbyth, por vetëm përballë tyre. Për pasoje nuk është çudi që ata të kenë më pak arsye për të protesuar këtë herë. Megjithate, e përsëris që kjo nuk është një çështje lokale e kuksianëve, por një problem që na takon të gjithëve që ta zgjidhim. Nga njëra anë sepse ajo rrugë është pronë e të gjithë shqiptarëve, dhe nga ana tjetër sepse aty qeveria thjesht po vendos precedentin që kërkon ta shpërndajë në të gjithë rrugët e vendit, që për ironi janë ndërtuar nën qeverisjen e dikujt tjetër.
3-Konçensionari i ka ‘mbytur’ në reklamë televizionet, duke neutralizuar kështu rezistencën mediatike; a shpjegon kjo një përgjumje që ka në raport me përpjekjen e dytë për tarifim të udhëtarëve apo është ulja e çmimit nga konçensionari?
Nuk është ndonjë gjë e re që mediat në Shqipëri nuk janë të lira. Kjo që ju theksoni është vetëm një prej rasteve ilustruese, se si po qeveriset vendi. Kryeministri transferon në xhepat e privatit një pasuri publike, dhe privati përdor një pjesë të kësaj pasurie për të blerë mediat, të cilat pastaj angazhohen për të na bindur se mbreti nuk është lakuriq.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38