Flash News

KRYESORE

Traumatizohen nxënësit, prindi: Kryebashkiaku kërcënon. Shkarkuan mësuesen dhe e zëvendësuan me një të paaftë

Traumatizohen nxënësit, prindi: Kryebashkiaku kërcënon.

Në Lushnje kanë pushuar nga puna një mësuese prej vitesh e cila kujdesej për fëmijët, duke vënë në krye një mësuese tjetër.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, mësuesja e re përkrahet nga pushteti dhe është e  paaftë. Qytetari i ka dërguar Berishës një video ku fëmijët qajnë për mësuesen e tyre të mëparshme.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Sali Berisha:

Shikoni se si traumatizojne femijet ne shtetin e Norieges, duke ua larguar mesuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb

“Pershendetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim. Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9 vjecare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin. Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”

 

Të fundit