Flash News

KRYESORE

Trazirat në ndeshjen Liverpool-Roma, UEFA nis hetim tjetër

Trazirat në ndeshjen Liverpool-Roma, UEFA nis hetim tjetër

Autoriteti më i lartë futbollistik në Europë, UEFA ka hapur një çështje të re për trazirat e shkaktuara në takimin e parë mes Liverpoolit dhe Romës, të luajtur në Londër më 24 Prill, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

UEFA u ka dërguar klubeve një komunikatë ku u kërkon të japin shpjegim për ndezjen e tymueseve, hedhjen e objekteve të palejuara në fushë, si edhe për trazira të ndryshme në shkallët e stadiumit.

Para ndeshjes në Anfield pati edhe përplasje mes dy tifozerive, që përfunduan me plagosjen e një irlandezi, tifoz i Liverpoolit.

Vendimi i këtij procesi të dytë për këtë ndeshje do të vijë pas takimit të komitetit disiplinor, etikës dhe kontrollit të UEFA-s të planifikuar për të enjten e 31 majit.

Të fundit