Flash News

KRYESORE

Trazirat në ndeshjen Shqipëri-Itali; kualifikuese për në botëror, Palermo përjashton 70 tifozë shqiptarë për 5 vite

Trazirat në ndeshjen Shqipëri-Itali; kualifikuese për në

Kuestura e Palermos ka marrë vendimin për të përjashtuar 70 tifozë shqiptarë nga të gjitha manifestimet sportive, per trazirat që shkaktuan në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, mes Italisë dhe Shqipërisë.

Penaliteti, të cilin në vendin e Apenineve e quajnë me akronimin “DASPO”, u vendos për një pjesë të identifikuar të grupimit “Illyrian Elite”, për shkak të sjelljes aspak sportive në shkallët e stadiumit “Renzo Barbera”. Ku më 24 mars të këtij viti, flakadanët dhe tymueset e detyruan arbitrin kryesor të pezullonte ndeshjen për thuajse 10 minuta. “DASPO” ndaj 70 tifozëve shqiptarë parashikon përjashtimin me 5 vite nga të gjitha aktivitetet futbolistike që zhvillohen në Itali, qofshin këto amatore, kombëtare apo ndërkombëtare.

Në të njëjtin hark kohor, tifozët nuk do të lejohen të jenë pjesë e grumbullimeve në “fan zone”, në ndalesa autostradash, apo stacione trenash e autobusësh.

Të fundit