Flash News

KRYESORE

Trazirat në Paris, qeveria franceze drejt vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Trazirat në Paris, qeveria franceze drejt vendosjes së gjendjes

Franca është duke diskutuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përsëritjen e protestave të dhunshme, të cilësuar ndër më të këqijat në më shumë se një dekadë.

Kështu është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pasi protestuesit kërkuan të ulen në një tryezë negociatash.

Deri tani, mbi 100 persona janë plagosur në përplasje fizike me policinë, ndërsa janë djegur automjete në rrugë e janë bastisur dyqane në shenjë proteste.

Nga ana tjetër, mbi 400 persona janë arrestuar, pasi protestuan për disa ditë me radhë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Në këto rrethanat, zëdhënësi qeverisë franceze Benjamin Griveaux u shpreh në një reagim për mediat se "Ne duhet të mendojmë për masat që mund të merren në mënyrë që këto incidente të mos ndodhin më. Presidenti, kryeministri dhe ministri i brendshëm do të diskutojnë dhe janë duke marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së emergjencës në Francë”, raporton ‘the guardian’.

Të fundit