Flash News

KRYESORE

Tre anëtarë të KQZ gjejnë parregullsi në lista. Biba i shpërfill. Basha e denoncon për paligjshmëri 

Tre anëtarë të KQZ gjejnë parregullsi në lista. Biba i

Hysen Osmanaj, zëvendësi i tij, dhe dy anëtarë të KQZ, Vera Shtjefni e Klement Zguri i kanë kërkuar Kryetarit Denar Bina që të verfifikoheshin çka ata konsideronin 'parregullsi në listat shumemërore të kandidatëve për deputetë" të paraqitura nga partitë politike. Kryetari Biba ka refuzuar  dhe tre anëtarët e konsiderojnë shkelje veprimin e tij.

Këtij qëndrimi i është bashkuar sot edhe Kryetari i Opozitës, Basha, duke e denoncuar qëndrimin e Bibës të cilin e ka quajtur 'idiot' më parë, duke iu referuar një përpjekje të tij për të shtyrë datën e regjistrimit të partive në KQZ.

Tha Basha:

Shumica në KQZ ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të saj, të votuar nga opozita, listat me firma të partive që kanë qenë të detyruara të mbledhin firmat për regjistrim. Ky veprim i paligjshëm për të mos bërë transparencë synon të mbulojë të vërtetën e firmave fallco dhe të firmave të mbledhura nga ndërmarrjet dhe institucionet pubike, përfshi OSSHE-në dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, të cilat i kanë detyruar punonjësit e tyre të firmosin për parti politike që nuk kanë as anëtarë dhe as struktura, madje edhe kryetarët i kanë me gjysëm kohë. Këto parti po shërbejnë, në vitin 2017, si fasada e shëmtuar e pseudopluralizmit të llojit të Ramiz Alisë.

Pluralizmi ka rënë në Shqipëri: në zgjedhje ka vetëm një subjekt, koalicioni i vitit 2015, madhe edhe ai i përgjysmuar. Për të fshehur këtë realitet, KQZ ka marrë rolin e dëshmitares së rremë në favor të Edi Ramës. Kjo është një tjetër provë e rrënimit fatal institucional të republikës së vjetër, e komplotit kundër lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë.

Të fundit