Flash News

KRYESORE

‘Tre anëtarët e AMA-s i thanë ‘jo’/ PD: Censurimi i medias online, pushteti i fundit që kërkon të marrë Edi Rama

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të tre anëtarëve të AMA-s të cilët kundërshtuan përmes një deklarate zyrtare projektligjin për mediat online.

Duke përshendetur vendimin e tyre, Vokshi shkruan:

“Sot, tre anëtarët që nuk kontrollohen nga qeveria, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, e kundërshtuan pr.ligjin si antikushtetues dhe si cënim të lirisë së medias, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim. Ata shprehën shqetësimin për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave të shkruara si dhe kontrollin e tyre nga ana e qeverisë duke anashkaluar parimin e vetërregullimit, siç përcaktojnë direktivat e BE.”

Reagimi

Të fundit