Flash News

KRYESORE

Tre artikuj për Shqipërinë nga Franca, Britania dhe Australia: Është “Meka” e turistëve

Tre artikuj për Shqipërinë nga Franca, Britania dhe Australia:

Brenda pak ditësh, tre artikuj janë publikuar për turizmin në Shqipëri nga prestigjozet franceze dhe britanike, Le Figaro dhe The Telegraph, si dhe nga kompania më e madhe në botë e aventurës me bazë në Australi, Intrapid Travel.

Në këto tre artikuj, Shqipëria konsiderohet si “Meka” e turistëve dhe një vend që nuk duhet humbur pa u vizituar.

The Telegraph

Një udhëtim mbresëlënës në rivierën shqiptare është publikuar në rubrikën e destinacioneve nga media prestigjioze britanike ”The Telegraph” nga Thomas Harding.

Duke shtruar pyetjen se ”Pse Shqipëria?”, Harding i jep përgjigje nëpërmjet këtij reportazhi mbresëlënës për vendin tonë, i cili përcillet nga sytë e familjes së tij që e vizitoi. Dhe sipas tij, -“ është diçka ndryshe në Europë.”

A është Shqipëria përgjigjja e Europës Lindore ndaj bregdetit amalfitan?

Intrapid Travel

E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve, shkruan Intrapidtravel, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike.

Me një histori mbresëlënëse, bukuri magjepsëse natyrore, kuzhinë mesdhetare të parezistueshme dhe një dozë ekscentrizmi, Shqipëria, siç vendi quhet në gjuhën vendase, është diamanti i paprekur natyral i Europës.

Bregdeti jugor është një nga zonat më të mrekullueshme të sportit të zhytjes në Evropë, ku mund të eksploroni anijet e mbytura të kohës romake dhe shpellat e paprekura. Ju mund të përfitoni shumë, pasi sporti i zhytjes ishte i ndaluar nën regjimin e Enver Hoxhës si një mënyrë për të shmangur arratisjen e individëve, prandaj kjo aventurë është një gjë e re për shqiptarët. Dhe nëse vendosni të ecni nëpër rrugët e përgjumura të liqenit të Ohrit ose në rrugët plot jetë të Tiranës, hidhini një sy edhe deleve, dhive dhe kafshëve të tjera. Nuk është e zakonshme të shkëmbehesh në një rrugë të pluhurosur me një bari tradicional dhe kopenë e tij!.

Le Figaro

Para se të mbërrij në Shqipëri, i bëj vetes 1 001 pyetje për vendin. Kujt i ngjan ai? Si do të pritemi? A janë rrugët në gjendje të mirë për kampingun tonë? Si është cilësia e verërave?

Kaq shumë pyetje që më shtonin më shumë se kurrë dëshirën për të eksploruar këtë destinacion enigmatik të Ballkanit që njihet për prodhimin e verës, që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën në veri, Maqedoninë në lindje dhe Greqinë në jug.

Me male të mrekullueshme të thepisura dhe të mbuluara me dëborë, me fshatra të gjelbëruar, me plazhe piktoreske dhe me qytete plot jetë, Shqipëria është një kartolinë që duhet zbuluar menjëherë.

Për dashamirësit e verës, varietet e shumta të rrushit autokton, vreshta prej 10 000 hektarësh dhe tradita mijëravjeçare mrekullon dhe më kuriozët. Zbulim.

Të fundit