Flash News

KRYESORE

“Tre çikat e Kosovës” pa Era Istrefin zhgënjejnë mamanë e këngëtares

Ekipi i “Image Of Kosova” ka publikuar sloganin me imazhin e Rita Orës, Dua Lipës dhe xhudistes Majlinda Kelmendit me shkrimin “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën”. Por kjo ka zhgënjyer mamanë e Era Istrefi e cila është shprehur për Gazetën Express se Era nuk krahasohet me Ritën dhe as Duan.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizenjuar [sloganin] edhe se unë e kanë vendosur erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar. Ata që nuk e kanë vendosur nuk ka problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Dua dhe Rita kanë arritur shumë por nga një vend që është njëri prej vendeve më me perspektivë dhe më të zhvilluar në botë. Unë jam nëna më krenare në botë,” ka thënë Suzana e revoltuar.

Të fundit