Flash News

KRYESORE

Tre ditë për të bërë 84 vota, PS s’ka numrat për dy projektligje. A po negocion fshehtas Taulant Balla?

Tre ditë për të bërë 84 vota, PS s’ka numrat

23 korriku është dita ku do të mbahet seanca e fundit parlamentare për këtë sesion, për të rinisur sërish në shtator. Kjo seancë, do të jetë edhe prova e parë për mazhiorancën për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicës të cilësuar votash, 84.

Në seancën e djeshme plenare, për të dytën herë, PS vendosi të shtyjë për në seancën e fundit votimin e projektligjit për ‘Shkollën e Magjistraturës’ miratimit i të cilit kërkon 84 vota. Po 84 vota kërkon edhe projektligji për ‘Kodin e ri Rrugor’, i cili do të jetë në rendin e ditës në seancën e 23 korrikut.

Disa herë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje LSI-së që të votojë për miratimin e projektligjit për ‘Shkollën e Magjistraturës’, por si Monika Kryemadhi ashtu edhe Petrit Vasili janë shprehur kundër këtij propozimi.

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë para mbajtjes së seancës, në qarqet politike dhe mediatike, ka nisur të flitet për negociatat të fshehta nga ana e kreut të grupit parlamentar socialist me deputet të caktuar të LSI-së për t’i bindur që në seancën plenare që do të mbahet të hënën të votojnë pro dy projektligjeve. A do të arrijë Balla të përçajë partinë e Kryemadhit, këtë do ta tregojë seanca e 23 korrikut.

Të fundit