Flash News

KRYESORE

Tre fabrikat e djegies së plehrave, PD: Korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe dosje me shkelje penale

Tre fabrikat e djegies së plehrave, PD: Korrupsion në nivelet më

Partia Demokratike thotë se afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë Rama, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

“Procedura për djegësin e Elbasanit është modeli i shkeljes flagrante të ligjit për konçesionet dhe një hetim i pavarur do të çonte pas hekurave të burgut cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn. Për dhënien me konçesion të inceneratorit të Elbasanit, ligji parashikon 3 procedura, por ato u shkelën të treja! Më kryesorja ndër to ishte anashkalimi i tenderit ndërkombëtar. Në vend të garës së hapur qeveria bëri blerje direkte me plot 22 milionë euro”, u shpreh drejtuesja e departamentit të Antikorrupsionit në selinë blu, Lealba Pelinku.

Duke shtuar më tej, Pelinuk tha se kompania fituese nuk kishte asnjë përvojë të ngjashme dhe se buxheti i saj ishte më pak se 1,000 USD.

“Pyetjet që rëndojnë përgjegjësinë penale janë: Pse nuk u publikua as njoftimi i garës? Pse nuk u shpall fare procedura e ndjekur? Pse nuk u shpall asnjë kriter ligjor dhe teknik për vlerësimin? Përgjigja është një! Sepse pas kompanisë që mori 22 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit qëndron Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sigurisht, me dijeninë e kryeministrit Edi Rama!”, deklaroi Pelinku.

 

 

Të fundit