Flash News

KRYESORE

Tre fazat në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet: Procesi do shërbejë edhe si vetting

Tre fazat në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për

Partia Demokratike njofton se është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.

Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë, Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

  1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve
  2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
  3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

“Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë. Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Modeli britanik që do të zbatohet, i shërben Partisë Demokratike edhe si një vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në Parlament dhe në pushtetin lokal.

Të fundit