Flash News

KRYESORE

Tre gazetarë thirrje Ramës: Koha të sakrifikosh pushtetin, zgjedhjet pa opozitën janë ilegjitime

Tre gazetarë thirrje Ramës: Koha të sakrifikosh pushtetin,

Në emisionin “Byro Politike”, gazetarët janë shprehur se qeveria duhet të sakrifikojë për të tejkaluar këtë ngërç politik. Ata madje thanë se Rama është ai që mban përgjegjësi për mënyrën se si funksionon demokracia në vend.

Mimoza Koçiu: Zoti Spahia po na thotë në fakt tamam atë që thotë zoti Berisha, që nuk ka asnjë kosto para votës së lirë deri në konflikt social. Ky nuk është një lajm i mirë. Unë jam e trembur për datën 8 Qershor, sepse paralajmërimi që bëri zoti Basha dhe duke patur parasysh edhe paralajmërimin e Berishës, unë shpresoj të ketë një rrugëdalje.

Sokol Shameti: Edhe mua më duket pak e tepët që të vazhdohet dhe t’i kërkohen sakrifica opozitës. Nëse flasim për demokracinë nuk ka përgjegjësi vetëm njëra palë, përgjegjësi më shumë ka Kryeministri për një lloj mirëmbajtje të shëndetit të demokracisë në vend. Ne po shikojmë që nuk ka asnjë lloj përpjekje nga ana e Kryeministrit. Në një farë mënyre është fiksuar tek data 30 Qershor, që a thua po lëvizi kjo datë do na mërzitet muaji Qershor. Po shikojmë sikur njëra nga dy partitë më të mëdha të vendit ka pakënaqësi, të cilat me këmbëngulje po i shpreh. Kjo masë njerëzish meriton të dëgjohet me seriozitet.

Ermal Hasimja: Nuk është e qarët nëse do të ketë zgjedhje apo votime tamam. Zgjedhjet do të jenë të ligjshme por nuk do të prodhojnë legjitimitet. Edhe nëse do të bëhen zgjedhjet do të ribëhen më vonë sepse nuk ka ndonjë kuptim të madhe. Mendoj se për aq sa problemet janë të konstatuara si të nxitura të programuara ose minimalisht të njohura nga vetë palë në pushtet, moralisht dhe politikisht, pa folur ligjërish duhet që palla në pushte të marrë përgjegjësi që ti japi jo opozitës, por gjithë qytetarëve shqiptarë garancinë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të kanë probleme të tilla.  Opozita kërkon një gjë dhe pala në pushte mund të ofrojë një zgjidhje.

Të fundit