Flash News

KRYESORE

Tre grabitje në pak orë në Korçë, vidhen sasi të konsiderueshme parash

Tre grabitje në pak orë në Korçë, vidhen sasi të

Për disa orë kanë ndodhur tre grabitje në Korçë. Grabitjet janë kryer gjatë orëve të para të mëngjesit. Një nga bizneset e grabitura është një fabrikë për prodhimin e letrave.

Autorët e grabitjes kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga kasaforta. Kasaforta ndodhej në një prej zyrave në katin e dytë të fabrikës, e cila ruhej me roje.

Biznesi i dytë i grabitur me hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. Gjatë natës në fshatin Bulgarec është grabitur banesa dhe biznesi furrë buke ku autorët kanë marrë një sasi parash.

Të fundit