All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tre investitorë të mëdhenj amerikanë që kanë në fokus Shqipërinë me Bashën kryeministër

All - Paragraf - 1

Në takimin e radhës në qytetin e Elbasanit. Lulzim Basha tha se Edi Rama udhëtimet jashtë Shqipërisë i bën për ekspozita, ndeshje por asnjëherë për investitorët. Por nëse zgjedhet Basha kryeministër, janë tre amerikanë të fuqishëm, investitorë, që do të investojnë në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Basha në Elbasan

Marrëdhëniet me Ameriken do të forcohen dhe konsolidohen me mua kryeminister, por edhe investitorët amerikanë do të vinë të investojnë në investime strategjike. A dini ndonjë investitor të huaj që ka ardhur në Shqiperi këto vjet?

Asnjë!

Shetit nëpër botë për ekspozita, për ndeshje, por kurrë për investitorët.

Unë nuk jam çun i mirë, unë jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë dhe me vendosmërine për ta nxjerre Shqipërine nga kriza! Janë të pakten tre investitorë shumë të mëdhenj amerikanë që do të investojnë në Shqipëri sa të vimë ne në pushtet.

Po ashtu Basha tha se Rama nuk ka ka pas prioritet gratë dhe vajzat e Shqipërisë dhe në fakt as shqiptarët në tërësi pasi vetëm në vitet e fundit numri i vajzave student është ulur me 30%.

“Sot ka më shumë se asnjëherë njerëz në këtë takim. Ky është një paralajmërim. Parlajmërimi i një lajmi të madh. Sepse Elbasani e thotë i pari lajmin e madh.

Numri i studenteve vajza në Universitetin e iranës ka zbritur me 30 %. Këto janë të vërteta drithëruese të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në fakt Edi Rama kishtë katër kohë vite por s`kishte prioritet gratë dhe vajzat e Shqipërisë dhe shqiptarët në tërësi. Në Cerrik është mjerim i jashtëzakonshëm, edhe më i thellë se në Elbasan."

 

Të fundit