Flash News

KRYESORE

Tre ish-Kryetarë të KQZ: Nëse Kolegji i jep të drejtë opozitës, ja çfarë ndodh me zgjedhjet

Tre ish-Kryetarë të KQZ: Nëse Kolegji i jep të drejtë

Ilirian Celibashi, ish-Kryetari i KQZ-së ka treguar se si mund të shtyhen zgjedhjet dhe nga kush.

Në një intervistë për Tema TV, Celibashi tha se nëse Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë ankimimit të opozitës, atëherë zgjedhjet i shtyn KQZ.

“Kur zgjedhjet shpallen të pavlefshme është kompetencë e KQZ-së caktimi i datës së re të zgjedhjeve. Presidenti nuk ka se çfarë të bëjë, pasi ai e ka caktuar datën 18, dhe çdo gjë që lidhet me administrimin është kompetencë e KQZ, përfshirë këtu edhe vendimin për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme dhe caktimit të një date të re të ri-zhvillimit të tyre”-tha ai. 

Ata që i afrohen kësaj qasjeje janë edhe Çlirim Gjata dhe dhe Kristaq Kume. Në kushtet kur Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar zgjedhje me datë të caktuar, por pa kandidatë, secili prej tyre sheh si skenarin më të mundshëm rishikimin e Kodit Zgjedhor. 

Për këtë, ata sugjerojnë mbledhjen e Parlamentit për të miratuar një rregull të ri për caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Të fundit