Flash News

KRYESORE

Tre javë para mbylljes së kampionatit, Barcelona shpallet kampione e “La Liga”

Tre javë para mbylljes së kampionatit, Barcelona shpallet kampione e

Tre javë para përfundimit të kampionatit, Barcelona ka arritur të fitojë titullin e dytë radhazi dhe të 26-in në historinë e kampionatit spanjoll.

Fitorja e djeshme me rezultatin minimal 1-0 ndaj Levantes në “Camp Nou”, bëri që të fillonte festa e titullit për katalanasit dhe tifozët e tyre në shkallët e stadiumit.

Messi ishte njeriu I mbrëmjes, i cili që shënoi golin me vlerën e titullit kampion të “La Liga-s”, teksa u aktivizua në pjesën e dytë dhe çoi topin në rrjetë në minutën e 62-të.

Skuadra e Valverde dominoi kampionatin spanjoll, duke përfituar nga një sezon i dobët për Realin e Madridit dhe luhatjet e shumta të Atleticos së Madridit.

Pas sigurimit të titullit në Spanjë, ekipi blaugrana do të përqendrohet në Ligën e Kampionëve, ku në mesjavë do të përballen me Liverpoolin, në sfidën e parë gjysmëfinale.

Të fundit