Flash News

KRYESORE

Tre makina përfshihen në aksidentin në Tiranë, një person mbetet i bllokuar

Tre makina përfshihen në aksidentin në Tiranë, një

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Sulejman Delvina’ në Tiranë, në afërsi të shkollës ‘Vasil Shanto’. Dy automjete të tipit ‘Ford’ dhe ‘Mini Cooper’ janë aksidentuar gjatë kohës që ishin në lëvizje, ndërkohë që nga përplasja është dëmtuar edhe një automjet i tipit ‘Benz’, që ishte i parkuar në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të plagosur rëndë, ndërkohë që një prej atyre që udhëtonte me ‘Fordin’, ka mbetur për disa minuta i bllokuar në makinë.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar situatën në vendngjarje.

Të fundit