Flash News

KRYESORE

Tre ministra të Ramës nën vëzhgimin e analistit: Ku ndryshon Tahiri e Xhafaj nga Sandër Lleshaj

Tre ministra të Ramës nën vëzhgimin e analistit: Ku ndryshon

Analisti Fitim Zekthi nisur nga dy ngjarje të ndodhura dje pak kiloemtra nga njëra-tjetra, dhe që lidhen direkt me punën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një editorial për Politiko.al, ka bërë një krahasim mes tre ministrave socialistë në qeveritë e Ramës. Duke trajtuar 'ndërhyrjen brutale' të policisë me gaz lotjellës kundër banorëve të periferisë së Tiranës që kërkonin  të ruanin shtëpite e tyre, dhe dështimin e bluve pak orë më vonë në Rinas ku u grabitënb 10 milionë euro, Zekthi e quan 'poshtërsi' sjelljen e policisë në raport me qytetarët. Sipas analistit nën Tahirin dhe Xhafajn, ministria e Brendshme mund të ketë patur problemet më të mëdha të botës, por asnjëri dhe as tjetri nuk e shihnin popullin si armik.

Zekthi e pranon se gjuha e Xhafajt e Tahirit ka qenë e shpër me kundërshtarin politik, por jo me popullin, ata që mendojnë ndryshe apo që ngrihen kundër qeverisë, për arsye politike ose jo.

Përkundër këtyre vëren editorialisti i Politiko, Lleshaj përdor një gjuhë të ashpër me njerëzit duke i quajtur 'të verbër' apo 'që përfundojnë në shtëpitë e tyre të mjera'.

Shkruan Zekthi:

Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Saimir Tahiri, mund të ketë patur problemet më të mëdha të botës (dhe i ka patur), por nuk e shihte popullin si armik nga i cili duhet të mbrohej qeveria ose një pjesë e popullit. Ministria e drejtuar nga Fatmir Xhafaj mund të ketë patur gjithashtu shumë probleme (dhe i ka patur), por nuk e ka parë gjithashtu popullin si diçka që kërcënonte rendin, që kërcënonte paqen dhe nga i cili duhet të mbrohej një pjesë e popullit ose qeveria.

Edhe gjuha e ministrit Saimir Tahiri, e cila ka qenë shumë e egër me opozitën, dhe shumë politike, nuk ka qenë një gjuhë përçmuese për popullin, apo për qytetarë të ndryshëm që protestonin apo shpreheshin në një mënyrë të caktuar në publik. Padyshim, që edhe ministri Xhafaj, ndonëse shumë politik dhe shumë i ashpër në akuza ndaj opozitës, nuk ka qenë asnjëherë fyes për njerëzit dhe popullin.

Sa për një ilustrim, po sjellim diçka nga ajo që tha ministri Lleshaj në seancën e fundit në parlament. Ai u shpreh “…kam ndenjur me merakun e madh se mos ndonjë polic cënohet ose dëmtohet nga marrëzia e një proteste… sa kohë një grup njerëzish që për mua, janë një grup parapolitik, angazhon apo punëson qytetarë të verbër, të rinj, nganjëherë edhe minorenë që, dhe të maskuar ngrenë dorën dhe përsëri qëllojnë me kapsolla, gurë e mjete të tjera kundër Policisë së tyre, pa ditur se përse. Dhe në fund të herës përfundojnë ose në shtëpitë e tyre të mjera, ose në qelitë e paraburgimit.” Pra, shihet se ai i quan ata në protesta të verbër, të rinj, të maskuar, minorenë që qëllojnë me gurë dhe kapsolla dhe, që përfundojnë në ‘shtëpitë e tyre të mjera’ apo në paraburgim. Këtë gjuhë ndaj një pjese të popullit e përdorin vetëm regjimet autoritare.

Të fundit