Flash News

KRYESORE

Tre muaj në spital pasi u prek nga covid-19, ndërron jetë aktori 41-vjeçar  

Tre muaj në spital pasi u prek nga covid-19, ndërron jetë aktori

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori Nick Cordero, tri muaj pasi u prek dhe u trajtua në spital nga covid-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të nominuar për çmimet ‘Tony’ e ka bërë të ditur gruaja e tij, Amanda Kloots.

“Zoti tani ka një engjëll në parajsë tani. Burri im ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar e lutur ashtu siç u largua qetësisht nga kjo botë. Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të.. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm, e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”, shkroi e shoqja.

Nick ka luajtur filma të njohur si “Bullets Over Broadway”,  “Rock of Ages” e shumë të tjerë. AI ishte shtruar në kujdes intensiv në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles që nga 31 marsi pasi u infektua me virusin  ri.

Të fundit