Flash News

KRYESORE

Tre muaj pas emërimit, shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Tre muaj pas emërimit, shkarkohet nga detyra Drejtori i

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro.

Duro u emërua në këtë post me rëndësi tre muaj më parë, më 27 mars të këtij viti, pasi zëvendësoi pas lirimit nga detyra Vasilika Vjeron.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj lëvizjeje dhe se kush do të emërohet në vend të tij.

Duro më parë ka qenë edhe drejtor i Drejtorisë së Taksës së Pronës. Ndërkohë, Ministria e Financave sqaroi gjatë këtyre ditëve edhe nisjen e analizës së performancës 6-mujore me strukturat e administratës tatimore në të gjithë vendin.

Të fundit